26 Prill 2024

Prokuroria Themelore ndërpret marrjen në pyetje të pandehurit A. Ç

Ferizaj, 26 Prill – Prokuroria Themelore në Ferizaj, për hir të informimit korrekt, njofton opinionin publik se në çështjen penale kundër të pandehurit Arben Çitaku, nën dyshimin për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar” nga neni  422 par.1 të KPRK-ës dhe “Marrja e ryshfetit” nga neni 428 par.2 të KPRK-së, gjatë seancës së dhënies së deklaratës nga i pandehuri në zyrën e Prokurorit të Shtetit për Krime të Rënda në Ferizaj, z.Rasim Maloku, është ndërprerë marrja në pyetje e të pandehurit, pasi që në vend të tij është përgjigjur mbrojtësi i të pandehurit, avokati Besnik Berisha.

Gjatë marrjes në pyetje, pavarësisht tërheqjes së vërejtjes së vazhdueshme nga ana e prokurorit të çështjes z.Maloku ndaj avokatit mbrojtës Besnik Berisha që të mos përgjigjet në pyetjet e parashtruara, edhe pse mund të konsultoheni me klientin tuaj, mirëpo, jo që të përgjigjeni në vendin e tij, i njëjti ka vazhduar njëjtë dhe prokurori në këtë fazë të procedurës ka ndërprerë marrjën në pyetje të të pandehurit dhe i ka njoftuar palët se do të njoftohen më kohë për seancën e ardhshme.  

Po ashtu, vlen të theksohet se lidhur me këtë rast edhe seanca e dhënies së deklaratës që ishte caktuar të mbahej me datën 14 Shkurt 2022, ndaj të pandehurit Arben Çitaku, nuk është mbajtur, pasi që në Prokurori, nuk janë paraqitur mbrojtësit e të pandehurit avokati Halit Shaljani dhe avokati Besnik Berisha. 



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)