18 Tetor 2021

Prokuroria shenjëstron dy raste të koduara si “Nomada” dhe “Crystal Eagle”

Prishtinë, 15 shtator - Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e krimeve të rënda, ku kanë shenjëstruar dy (2) raste të reja për vepra të ndryshme penale.

Rasti i parë i shenjëstruar nga Prokuroria Speciale, është i koduar “Nomada”, ndërkaq janë të përfshirë shtatëmbëdhjetë (17) persona, për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’ nga neni 277 paragrafi 1, të KPRK, lidhur me veprat penale “Falsifikim i dokumenteve”  nga neni 390 paragrafi 1, i KPRK-së, “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve’’ nga neni 391 paragrafi 1, i KPRK-së, si dhe veprën penale “Kontrabandimi me migrantë’’ nga neni 164 paragrafi 1 dhe 2 i KPRK.

Ndërkaq, rasti i dytë i shenjëstruar nga Prokuroria Speciale, është i koduar “Crystal Eagle”, ku janë të përfshirë dhjetë (10) persona, për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’ nga neni 277 paragrafi 1, të KPRK-së, lidhur me veprat penale ‘’Falsifikim i dokumenteve’’ nga neni 390 paragrafi 1 i KPRK-së, ‘’Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve’’ nga neni 391 paragrafi 1 i KPRK-së, dhe veprën penale ‘’Kontrabandimi me migrantë’’  nga neni 164 paragrafi 1 dhe 2 i KPRK-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Tetor 2021

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE Lukas Mandl dhe Udhëheqësja e Delegacionit të Anëtarëve të Parlamentit Evropian Viola von Cramon-Taubadel mbajnë konferencë për shtyp lidhur me për zgjedhjet lokale në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin "Transparenca dhe llogaridhënia në universitetet publike në Kosovë - Mos - Informimi i Publikut 3". (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Komisioni Evropian do ta publikojë paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportet e Vendeve ku do te mbahet konferencë për shtyp nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerimi, Oliver Varhelyi. (Transmetimi në faqen e Zyrës së BE-së në Facebook, ora 17:15)

- Teatri i Prishtinës Dodona shfaq “Bob Vatsoni bie nga kati i nëntë por nuk vdes plotësisht”. (Teatri Dodona, ora 17:30)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog i dorëzon raportin e Komisionit Evropian Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ç'rast do të mbajnë edhe një konferencë te përbashkët për shtyp, ora 18:30)