25 Prill 2024

Prokuroria nxjerr doracakun për një prokurori më efektive

Prishtinë, 20 maj - Nesër Prokuroria e Shtetit e Republikës së Kosovës nxjerr Doracakun e Prokurorive – Procedurat Administrative dhe Kodi i Mirësjelljes për stafin e prokurorive. Botimi i doracakut dhe kodit të etikës është mbështetur nga populli Amerikan përmes USAID-it. 

Qeveria Amerikanë  ka ndihmuar Shërbimin Prokurorial të  Kosovës në përmirësimin e efikasitetit të  shërbimeve prokuroriale si dhe në  themelimin e sistemeve të nevojshme për punë më efektive. Procesi i vazhdueshëm e riemërimit, unifikimi i procedurave administrative si dhe themelimi i një kodi profesional të mirësjelljes janë që të gjithë hapa të rëndësisë kritike për të mundësuar administrim më efektiv të drejtësisë.

Publikimi i doracakut do bëhet në Hotel Victory në Prishtinë, ditën e premte, më 21 maj 2010, në ora 10:00. Folës do të jenë krerët e Prokurorisë së Shtetit të Kosovës, përfaqësues nga qeveria e SH.B.A-së si dhe nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)