28 Mars 2024

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj një personi për kallëzim të rremë

Gjakovë, 17 qershor - Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit Y. Xh.,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”, nga neni 382 paragrafi 1 të KPRK-së.

Prokuroria njofton se, më 07 prill 2022, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, në cilësinë e ankuesit, Y. Xh., me dashje ka bërë lajmërim të rremë, kundër të dëmtuarit, zyrtar policor, Sh. S.

I pandehuri Y. Xh., para prokurorit të shtetit, ka bërë denoncimin se kinse zyrtari policor  ka bërë intoksikimin e tij duke hedhur substancë narkotike në shishen e tij të ujit. Pas marrjes së veprimeve hetimore nga ana e prokurorit të shtetit gjegjësisht ekzaminimit të kryer nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, është konstatuar se në trupin e ankuesit-të pandehurit, nuk ka substancë tjetër përveç medikamenteve të grupit benzodiazepine të cilat i pandehuri i ka pranuar se i ka përdorur.

Gjithashtu, me datë 07 prill 2022 në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, në cilësinë e ankuesit, me dashje ka bërë lajmërim të rremë se i dëmtuari/Drejtori i Policisë Rajonale në Gjakovë, ka kryer disa vepra penale të cilat ndiqen sipas detyrës zyrtare, edhe pse i pandehuri e ka ditur se i denoncuari nuk i ka kryer këto vepra.

I pandehuri Y. Xh., para prokurorit të shtetit , ka bërë denoncimin se kinse Drejtori L.G.,  në mënyrë tinëzarë kishte vendosur video-incizime në banesën e tij duke përgjuar në mënyrë ilegale, ndërsa pas marrjes së veprimeve hetimore nga ana e prokurorit të shtetit gjegjësisht, Inspektoratit Policor të Kosovës, dhe  sipas raportit përfundimtar të hetimeve  është konstatuar se pretendimet e të pandehurit Y. Xh.,  nuk mund të qëndrojnë, nuk janë të bazuara, nuk mund të dëshmohen me ndonjë provë dhe nuk mund ti trajtojmë si të besueshme.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit Y. Xh., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

I pandehuri,  me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 16 qershor 2022.

 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)