25 Prill 2024

Prokuroria kërkoi zgjatjen e paraburgimit për rastin ”Kleçka”

Prishtinë, 13 qershor - Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë të hënën u mbajt seanca vlerësuese në lidhje me paraburgimin e nëntë personave të dyshuar për krime lufte në të ashtuquajturin rasti “ Kleçka”. 
 
Ndërkohë, vendimi rreth zgjatjes ose jo të paraburgimit do të merret të mërkurën me 15 qershor.

Prokuroria ka kërkuar për të tretën herë zgjatjen e paraburgimit për shtatë persona si dhe masën e arrestit shtëpiak për dy të tjerë që të gjithë të dyshuar për krime lufte në rajonin e Malishevës.

Ndërkohë, nuk është qartësuar ende çështja e të dyshuarit tjetër të përfshirë në këtë rast, deputetit dhe nënkryetarit të PDK-së Fatmir Limaj.

Avokati Bajram Tmava, që mbron njërin nga nëntë të dyshuarit, Naser Shalën, ka thënë se prokuroria ka bërë të njëjtën kërkesë për zgjatje paraburgimi sikurse në dy rastet e mëparshme.

Ndërsa, avokati i të dyshuarit Nexhmi Krasniqit, ish drejtor i policisë rajonale në Prizren, Mahmut Halimi ka thënë se kërkesa e prokurorit për zgjatje të paraburgimit ka plot mangësi.

Me 16 mars nën dyshimin për krime lufte në të ashtuquajtur rastin “Kleçka” janë arrestuar nëntë persona, shtatë nga të cilët po mbahen në paraburgim dhe dy të tjerë në arrest shtëpiak.

Hetimi po zhvillohet nën dyshimin se gjatë vitit 1998 këta persona kanë torturuar dhe vrarë civilë serbë e shqiptarë në ”Kleçkë”, të Malishevës.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)