19 Prill 2024

Prokuroria akuzon 5 policë për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare

 Prizren, 31 dhjetor - Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve: S.H., V.K., F.K., A.P., dhe A.K., persona zyrtarë/zyrtarë policor, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” nga neni 195  paragrafi 1 lidhur me nenin 31 dhe “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 paragrafi 1 nënparagrafi 1.4 lidhur me nenin 31  i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, me datë 16.07.2020, rreth orës 11:00 min, në Prizren, në automjetin zyrtar – kombi policor dhe në stacionin policor “Alfa“, të akuzuarit e lartëcekur në cilësi të personave zyrtarë, në kuadër të NJSO - Prishtinë, keqpërdorin detyrën apo autorizimet e tyre, keqtrajtojnë, frikësojnë dhe fyejnë rëndë dinjitetin e personave tjerë, të dëmtuarve: I.K., L.K., E.K., dhe N.D., në atë mënyrë që pasi i fusin në automjetin-kombi të policisë, gjatë transportimit të tyre prej sheshit “Shatërvan”gjer në Stacionin Policor “Alfa” në Prizren, derisa të dëmtuarit ishin me pranga në duar, të njëjtit i keqtrajtojnë me fjalë të rënda fyese dhe sharje ndër më të ndryshmet.

Po ashtu, të njëjtit i keqtrajtojnë duke i sulmuar fizikisht, me shuplaka dhe grushta, me ç’rast i dëmtuari I.K., dhe L.K, pësojnë lëndime trupore të shkaktuara nga goditja me mjet të fortë dhe të rëndë mbretës.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)