29 Mars 2024

Prokurori i Specializuar i angazhuar për të ndjekur penalisht rastet e frikësimit të dëshmitarëve

Hagë, 2 shkurt - Ushtruesi i Detyrës së Prokurorit të Specializuar Aleks Uaiting (Alex Whiting) mirëpriti aktgjykimin e sotëm në apelin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt dhe bëri të qartë se Zyra e Prokurorit të Specializuar do të vazhdojë të ndjekë penalisht të gjitha rastet e frikësimit të dëshmitarëve, hakmarrjes ndaj dëshmitarëve dhe pengimit të drejtësisë.
 
“Unë e mirëpres aktgjykimin e sotëm nga Paneli i Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara që përforcon sundimin e ligjit në Kosovë dhe i dërgon një mesazh të qartë kujtdo që përfshihet në frikësimin e dëshmitarëve, hakmarrjen ndaj dëshmitarëve dhe pengimin e drejtësisë,” tha Ushtruesi i Detyrës së Prokurorit të Specializuar.

“ZPS-ja i merr këto krime jashtëzakonisht seriozisht dhe do të vazhdojë të hetojë dhe ndjekë penalisht këdo dhe të gjithë ata që përfshihen në këtë akt në çdo rast.”
 
“Kjo çështje gjyqësore lidhet me kushtet që kërkohen për administrimin siç duhet të drejtësisë  dhe çfarë është e nevojshme për ta bërë sundimin e ligjit realitet,” vazhdoi z. Uaiting.

“Dëshmitarët duhet të kenë mundësinë të dëshmojnë pa pasur frikë nga hakmarrja dhe shpagimi.”
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)