24 Prill 2024

Presidenti Sejdiu vlerësoi punën e Forcës së Sigurisë së Kosovës

Prishtinë, 30 qershor - Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Komandanti Suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Sylejman Selimin dhe një grup oficerësh të rinj të porsagraduar në Qendrën e Studimeve Universitare - Gjenerata 2010.

Presidenti Sejdiu e çmoi punën e madhe që po bëhet për ngritjen e potencialeve njerëzore e profesionale të FSK-së.

“Suksesi që kanë treguar këta oficerë të rinj të FSK-së dhe angazhimi juaj i deritanishëm për profesionalizimin e pjesëtarëve të saj është shembulli më i mirë për gjeneratat e ardhshme të vendit”, theksoi Presidenti Sejdiu.

Ndërsa, Gjenerallejtënant Selimi tha se Forca e Sigurisë e Kosovës është zotuar se do t’i kryejë detyrat e veta sipas ligjit dhe se do të angazhohet gjithmonë për të mirën e qytetarëve të vendit.

“Kadetët e FSK-së po bëjnë trajnime jashtë vendit dhe ju siguroj, z. President, se e ardhmja e FSK-së do të jetë e ndritshme”, theksoi gjenerallejtënant Selimi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)