20 Prill 2024

Presidenti Sejdiu takoi anëtarët e Këshillit të Atlantikut Verior

Prishtinë, 21 prill - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, me t’u kthyer nga vizita e suksesshme në Malajzi, ka pasur një takim me anëtarët e Këshillit të Atlantikut Verior, të kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Në këtë takim, Presidenti Sejdiu e ka falënderuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Rasmussen, si dhe të gjitha vendet e NATO-s, për ndihmën e madhe që i kanë dhënë dhe po vazhdojnë t’i japin  Kosovës.

Po ashtu, Presidenti Sejdiu i ka njoftuar ata për gjendjen e përgjithshme në Kosovë dhe ka shprehur përkushtimin e institucioneve dhe të qytetarëve të Kosovës për të ndërtuar një shoqëri të lirë dhe demokratike, të përkushtuar që të lëvizë shpejt në rrugën e saj të integrimeve euroatlantike në partneritet të përhershëm me NATO-n. 

Gjithashtu, Presidenti Sejdiu ka folur për procesin e zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, me ç’rast ka ripërsëritur kërkesën e tij që Forca e Sigurisë së Kosovës të marrë pjesë, qoftë edhe në mënyrë simbolike, në operacionet paqësore të NATO-s.

Presidenti Sejdiu u është përgjigjur edhe interesimeve të veçanta të ambasadorëve të vendeve të Atlantikut të Veriut lidhur me zhvillimet e përgjithshme në vendin tonë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)