25 Prill 2024

Presidenti Sejdiu priti Admiralin Mark Fitzgerald

Prishtinë, 10 gusht - Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu priti Admiralin Mark Fitzgerald,  komandant i Forcave të Përbashkëta të NATO-s me seli në Napoli, i cili shoqërohej nga komandanti i KFOR-it, gjenerali Markus Bentler.

Në takim u bisedua për bashkëpunimin e institucioneve të Republikës së Kosovës me NATO-n, si dhe për zhvillimet në vend, me ç’rast Presidenti Sejdiu e informoi admiralin Mark Fitzgerald për zhvillimet e reja pas mendimit shumë të qartë dhe eksplicit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e vendit tonë.

Ai gjithashtu falënderoi NATO-n për përkrahjen e vazhdueshme që i jep vendit tonë, në ruajtjen e integritetit dhe stabilitetit të vendit, si dhe në trajnimin dhe profesionalizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. 

Nga ana e tij, Admirali Fitzgerald theksoi edhe një herë mbështetjen e KFOR-it për sigurinë në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)