29 Mars 2024

Policia vazhdon trajnimet policore, me qëllim ngritjen e profesionalizmit

Prishtinë, 20 gusht - Ndër prioritet kryesore strategjike të Policisë së Kosovës janë: ngritja e vazhdueshme e kapaciteteve të brendshme, sigurimi i ruajtjes së nivelit të profesionalizmit dhe integritetit të lartë të zyrtarëve të policisë, zbatimi i ligjit në harmoni me praktikat dhe standardet më të mira. Aftësitë dhe shkathtësitë e zyrtarëve policorë janë në zhvillim të vazhdueshëm, me qëllim që në çdo moment t’u përgjigjen sfidave me të cilat ballafaqohen.       

Në vitin 2021, Polica e Kosovës, krahas trajnimeve të planifikuara, trajnimeve të brendshme dhe ricertifikimit,  ad hoc ka zhvilluar  3 (tri) lloj trajnimesh shtesë, shumë të rëndësishme, në tri fusha specifike, me raste të atyre fushave zyrtarët policorë ballafaqohen çdo ditë:  

Trajnimet e realizuara janë:   

Të drejtat e njeriut dhe autorizimet policore

Trajtimi i rasteve të dhunës ne familje

Raportimi i informatave në Sistemin Informativ të Policisë së Kosovës.

Numri i zyrtarëve policorë që kanë ndjekur këto trajnime janë si vijon: Të drejtat e njeriut dhe autorizimet policore,  janë realizuar 153 trajnime me 3985 pjesëmarrës; trajtimi i rasteve të dhunës ne familje, janë realizuar 114 trajnime me 3734 pjesëmarrës dhe raportimi i informatave në Sistemin Informativ të Policisë së Kosovës (SIPK), janë realizuar 132 trajnime me 3536 pjesëmarrës.

Pjesëmarrja në këto trajnime ka përfshirë nivelin qendror (Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë) dhe atë lokal (Drejtoritë Rajonale Policore dhe Stacionet Policore), ku kujdes i është kushtuar përfaqësimit etnik dhe gjinor të pjesëmarrësve në trajnime.  


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)