18 Prill 2024

Policia përleshet me besimtarët myslimanë

Prishtinë, 24 qershor - Policia e Kosovës të premten është përleshur me besimtarët myslimanë, derisa këta të fundit po falnin namazin e Xhumasë në udhëkryqin është afër Trekëndëshit në Prishtinë. Derisa ata po kryenin këtë rit fetar, ka ndërhyrë Policia e Kosovës duke tentuar ta lirojnë rrugën e cila ishte bllokuar për vetura.

Xhematlinjtë kanë kundërshtuar dhe më pas ka ndodh një konfrontim mes tyre dhe ruajtësve të rendit.

Në ndihmë të kolegëve të tyre kanë ardhur edhe Njësiti special i Policisë së Kosovës, ndërsa në këtë rast është arrestuar një person.

Falja e namazit në rrugë nga besimtarët myslimanë është një lloj proteste, përmes së cilës po kërkohet të ndërtohet një xhami në qendër të Prishtinës, pasi komuniteti myslimanë, konsideron se nuk kanë hapësirë për të praktikuar fenë e tyre.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)