28 Tetor 2021

Policia në zbatimi të të planit operativ Covid -19

Prishtinë,  10 shtator - Policia e Kosovës, me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik lidhur me shkrimet dhe videot të cilat janë publikuar sot në disa media-portale, e që i referohen kinse një rasti të konfrontimit të një personi të moshuar me zyrtarët policorë në Vushtrri, ju informon dhe njëherit sqaron me sa vijon:

Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit në të gjitha rastet ndërmerr veprimet konform procedurave dhe autorizimeve ligjore, përfshirë vlerësimet dhe rrethanat e krijuara në terren.

Në këtë rast, derisa  njësia e hetimeve Regjionale-Mitrovicë kishte qenë duke patrulluar në bulevardin “Adem Jashari “ në Vushtrri në zbatim të planit  operativ Covid -19, kishte hasur  në një person i cili nuk e kishte pasur  të vendosur  maskën mbrojtëse dhe nga i njëjti  kanë kërkuar që  ta vendos maskën mbrojtëse bazuar në vendimin për masat mbrojtëse nga pandemia.

Personi në fjalë fillimisht kishte refuzuar vendosjen e maskës, e po ashtu kishte refuzuar edhe prezantimin e dokumentit identifikues (letërnjoftimin) të kërkuar nga zyrtarët policorë.

Vlen të potencohet se zyrtarët policorë kishin kërkuar dhe njëherit i kishin dhënë urdhër verbal disa  herë personit në fjalë, por i njëjti duke refuzuar nuk i ishte bindur urdhrave të zyrtareve policorë duke aluduar se është i sëmurë, por pa argumentuar me ndonjë dokument mjekësor.

Zyrtarët policorë janë detyruar të ndërmarrin veprime ligjore duke e vënë nën  kontroll personin, të cilin pastaj e kanë dërguar në stacionin policor për intervistim dhe procedura të mëtejme.

Bazuar në informatat zyrtare nga Drejtoria Rajonale e Mitrovicës, personi në fjalë nuk ka dëshmuar asnjë dokument se është i sëmurë dhe nga verifikimet e bëra i njëjti ka rezultuar se është i njohur për shumë vepra penale.

Në konsultim me gjyqtarin ndaj të njëjtit është iniciuar rasti “Mosrespektim  i urdhrit të policit (PRQP)”,  ku pas intervistimit  rasti vazhdon  procedurë të rregullt, për trajtim të mëtejme nga gjykata kompetente.

Policia e Kosovës, pas çdo operacioni apo veprimi policor, vlerëson dhe njëherit si në këtë rast trajton veprimet dhe sjelljet e zyrtarëve policorë se a janë në harmoni me rregullat dhe procedurat policore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Tetor 2021

- Fillon administrimi i vaksinës kundër gripit sezonal. (Salla 1 Tetori nga ora 08:00 deri në ora 19:00)

- Kryeministri Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mbajnë konferencë për media, në lidhje me operacionalizimin e masës 2.1-Subvencionimi i Kredive Investive - dhe masës 2.4 - Mbështetje e eksportit- të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. (Ndërtesa e Qeverisë (Salla P38), ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava do ta pres një delegacioni të lartë nga Mbretëria e Arabisë Saudite, i kryesuar nga Shkëlqesia e Tij, Dr. Abdul-Latif bin Abdul-Aziz Al Shejkh, Ministër i Çështjeve Fetare në Mbretërinë e Arabisë Saudite. (Selia e Kryesisë së BIK-ut, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave. (Ndërtesa e KQZ-së, Kati 4, ora 10:00)

- Kolegji AAB organizon mbledhjen Komemorative me rastin e kalimit në amshim të Burbuqe Berisha. (Teatri AAB “Faruk Begolli” në Kolegjin AAB, ora 10:00)

- Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguro Qendren e re e të Moshuarve në lagjen Ulpianë. (Rr. Imzot Nikë Prelaj, E30, Ulpianë mbrapa pompës Exfis, ora 11:00)

- Punëtorët e Ferronikelit protestojnë para Qeverisë së Kosovës. (Objekti i Qeverisë, ora 11:30)

- Mbahen homazhet për të ndjerën Burbuqe Berisha. (Përpara Teatrit Kombëtar, ora 12:00)

- Kryeministri Kurti dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati vizitojnë Administratën Tatimore të Kosovës. (ATK, kati I, ora 13:30)

- Hapet edicioni i 12 i Festivalit të Filmit të Shkurtër "Ballkani Përtej Kufijve. (Kino Armata)

 

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, njëherësh kandidat për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje!, prof. dr. Mytaher Haskuka, do të mbajë konferencë për media. (Zyret e Lëvizjes në Prizren, ora 16:00)