19 Mars 2024

Policia ndalon një rast të kontrabandës me emigrant në Han të Elezit

  Prishtinë, 27 gusht - Zyrtarët policor të Stacionit  të Policisë Kufitare – Hani Elezit, sot rreth orës 10:00, në realizim të Planit Operativ “Ngritja e vigjilencës dhe masave të sigurisë”, në hyrje për në Republikën e Kosovës në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Elezit kanë ndaluar për kontrollim një kamion mallrash.

Zyrtarët policorë, pas krijimit të dyshimit, gjatë kontrollit më të detajuar në ‘vijë të dytë’, të kamionit i cili vinte nga Turqia, përmes Greqisë dhe së fundit Maqedonisë së Veriut, në kamionin e mbyllur kanë hasur pesë shtetas (emigrantë) nga Siria.

    Shtetasit sirian nuk kishin dokumente të udhëtimit. Për rastin është njoftuar prokurori dhe në koordinim më të është trajtuar rasti si ‘kontrabanda me emigrant’
 





Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)