16 Prill 2024

Policia Kufitare parandalon kontrabandimin e mallit në Gjilan

Prishtinë, 5 nëntor - Policia e Kosovës, konkretisht zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje - Kaçanik, Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Gjilan, gjatë kryerjes së detyrave në parandalimin dhe zbulimin e kontrabandës, me datë 04.11.2021, rreth orës 19:40, afër vijës kufitare me Republikën e Serbisë në  fshatin Muçibabë, kanë identifikuar dhe ndaluar si të dyshuar një automjet (kombi), me targa të Serbisë, që mund të kontrabandonte mall.

Drejtuesi i automjetit  M.DZ (1983) shtetas i Republikës së Serbisë, me qëllim të shmangies nga kontrolli doganor, përmes rrugëve ilegale ka hyrë në Republikën e Kosovës  nga Republika e  Serbisë.  Gjatë kontrollimit të automjetit të dyshuar është  gjetur mall i kontrabanduar, 15 stufa elektrike  ‘VAILLANT’  të cilat shërbejnë për nxehje qendrore. 

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent për veprime të mëtejme ligjore si dhe Dogana e Kosovës.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)