28 Mars 2024

Policia Kufitare parandalon kontrabandimin e barnave në Zhegër

Prishtinë, 3 nëntor - Policia e Kosovës, konkretisht zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje-Kaçanik, Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Zhegër, gjatë kryerjes së detyrave në parandalimin dhe zbulimin e kontrabandës, me datë 02.11.2021, rreth orës 21:10, në rrugët e fshatit Zhegër, fshat i cili shtrihet afër vijës kufitare me Republikën e Maqedonisë veriu, kanë identifikuar një automjet (kombi), si të dyshuar që mund të kontrabandonte mall.

Pas ndërmarrjes së veprimeve operative dhe hetimore, automjeti kombi i braktisur në një rrugë është lokalizuar nga Policia si dhe, pronari i automjetit është identifikuar dhe ndodhet në kërkim. 

Gjatë kontrollimit të automjetit të dyshuar janë gjetur një sasi e konsiderueshme e llojeve të ndryshme të barnave të cilat janë konfiskuar si prova/dëshmi relevante:

Kamagra 19X50x7, 

Daleron 25x8x500, 

Kalcium 6x40x50+40x40x50, 

Testosterone118x5x10,

Clenbutero l94x5x100,

Lunata 5x12x10,

Sintrom 1000 x20,

Lexilium 22x10x30,

Sulfaspalim 98x50,

Vitamin A+D3 120x50,

Cutirox 470x50,

Ketanol 200x10,

Salbutamol 198x10x60,

Volsulfleks 59x30+28x60,

Karopelidol 150x25,

Klindamicin 141x16,

Alvotadin 20 – Sirup,

Deprozel 40x20,

Stugeran 300x50,

Andol 49x20,

Oikomid 305x60,

Hepathrumbin –H 50x10 +50Mast,

Torecan 110x50,

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent për veprime të mëtejme ligjore.



  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)