18 Tetor 2021

Policia konfiskon bimë të dyshuara të llojit Kanabis Sativa

Gjakovë, 16 korrik - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve njësia rajonale në Gjakovë pas marrjes së informatave paraprake relevante se në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit, A.D. (1970), dyshohet se ka të kultivuara disa bimë që dyshohet të jenë Kanabis Sativa dhe bashkërendimit me autoritetet e drejtësisë, kanë realizuar një operacion bastisje me përkrahjen edhe të Njësisë së Reagimit të Shpejt në Gjakovë.

Gjatë realizimit të operacionit policor të bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë konfiskuar si provë materiale: Njëqind e dyzet e tetë  bimë të dyshuara si bimë e llojit Kanabis Sativa me gjatësi prej 30 cm deri 1 metër.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurrës së kokainës ose bimëve të kanabisit”, të merren disa mostra nga bimët dhe ato të shkatërrohen. Bimët e dyshuara pas marrjes se disa mostrave nga ana e njësisë së krim teknikës janë shkatërruar me anë të djegies.

Me urdhër të prokurorit  i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt gjyqësore. Poashtu gjatë bastisjes është  konfiskuar një (1) armë revole me Gaz (CO2), përderisa rasti mbetet nën hetime nga Drejtoria për  Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve- Njësia Rajonale Gjakovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Tetor 2021

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE Lukas Mandl dhe Udhëheqësja e Delegacionit të Anëtarëve të Parlamentit Evropian Viola von Cramon-Taubadel mbajnë konferencë për shtyp lidhur me për zgjedhjet lokale në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin "Transparenca dhe llogaridhënia në universitetet publike në Kosovë - Mos - Informimi i Publikut 3". (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Komisioni Evropian do ta publikojë paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportet e Vendeve ku do te mbahet konferencë për shtyp nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerimi, Oliver Varhelyi. (Transmetimi në faqen e Zyrës së BE-së në Facebook, ora 17:15)

- Teatri i Prishtinës Dodona shfaq “Bob Vatsoni bie nga kati i nëntë por nuk vdes plotësisht”. (Teatri Dodona, ora 17:30)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog i dorëzon raportin e Komisionit Evropian Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ç'rast do të mbajnë edhe një konferencë te përbashkët për shtyp, ora 18:30)