20 Prill 2024

Policia ka kapacitete për marrjen e përgjegjësive nga KFOR-i

Prishtinë, 8 tetor - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, priti sot në një takim ambasadorin e Shqipërisë në NATO, Artur Kuko.
Në këtë takim, ministri Rexhepi e informoi  Kuko lidhur me situatën e sigurisë në vend e cila u vlerësua të jetë e qetë dhe me trend të vazhdueshëm të përmirësimit.

Më pas, ministri Rexhepi theksoi se Policia e Kosovës ka kapacitete të mjaftueshme për të vazhduar me marrjen e përgjegjësive nga KFOR-i.

Në anën tjetër, ambasadori Kuko, në emër të Këshillit të Aleancës Veriatlantike, përcolli vlerësimet më pozitive sa i përket performancës së policëve të Kosovës, në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive që i takojnë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)