28 Tetor 2021

Policia gjen mbi njëmbëdhjetë kilogram substancë të dyshuar narkotike

Prishtinë, 12 gusht - Policia e Kosovës, njësitet e antidrogës nga Prishtina dhe Gjilani gjatë një bashkëpunimi efikas në luftën e tyre për parandalimin dhe luftimin e dukurisë së posedimit dhe shitblerjes së paautorizuar të substancave narkotike, dje më 11.08,2021, kanë realizuar një operacion të suksesshëm policor ku janë arrestuar tre (3) persona të dyshuar meshkuj shtetas të Serbisë dhe janë gjetur mbi njëmbëdhjetë kilogram (11kg) substancë e dyshuar narkotike.

Njësiti i antidrogës në Prishtinë pas pranimit të informacioneve në rrugë operative se në qytetin e Gjilanit do të realizohet një shitblerje e narkotikëve kanë ndërmarr veprime operative në teren ku kanë arrit që ta identifikojnë një veturë të tipit Mercedes me targa të Serbisë (VR), e cila ndodhej parkuar në një lokacion.

Më pastaj aty ka ardhur një veturë tjetër e tipit Golf, në të cilën ndodheshin tre (3) persona, dhe nga kjo veturë ka zbritur një person që ishte ulur mbrapa dhe është afruar tek vetura e dyshuar Mercedes. Zyrtarët e antidrogës kanë ndërmarr veprimet e menjëhershme për identifikimin dhe kontrollin e personit të dyshuar (P.S) shtetas i Serbisë dhe gjatë kontrollit të mëtejmë në bagazhin e automjetit Mercedes janë gjetur dy pako të mëdha në të cilat ndodheshin tri qese të zeza të mbështjella, ku dyshohej se kishte substancë të dyshuar si marihuanë.

Pas kontrollimit të personave të dyshuar dhe veturave të përfshira në konsultim me prokurorin kompetent Policia e Kosovës ka kontrolluar edhe shtëpinë e njërit nga të dyshuarit në Gjilan dhe gjatë realizimit të bastisjes dhe kontrollit aty janë gjetur si prova materiale:

Një (1) revole (C.Zastava, 9mm),

Një (1)  karikator ( me 142 fishekë-9mm),

Një (1) revole ( pa mbishkrim) dhe

Tridhjetë e katër (34 fishek-magnum, cal 44mm).

Në konsultim me prokurorin kompetent tre të dyshuarit e arrestuar shtetas të Serbisë, janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.


 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Tetor 2021

- Fillon administrimi i vaksinës kundër gripit sezonal. (Salla 1 Tetori nga ora 08:00 deri në ora 19:00)

- Kryeministri Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mbajnë konferencë për media, në lidhje me operacionalizimin e masës 2.1-Subvencionimi i Kredive Investive - dhe masës 2.4 - Mbështetje e eksportit- të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. (Ndërtesa e Qeverisë (Salla P38), ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava do ta pres një delegacioni të lartë nga Mbretëria e Arabisë Saudite, i kryesuar nga Shkëlqesia e Tij, Dr. Abdul-Latif bin Abdul-Aziz Al Shejkh, Ministër i Çështjeve Fetare në Mbretërinë e Arabisë Saudite. (Selia e Kryesisë së BIK-ut, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave. (Ndërtesa e KQZ-së, Kati 4, ora 10:00)

- Kolegji AAB organizon mbledhjen Komemorative me rastin e kalimit në amshim të Burbuqe Berisha. (Teatri AAB “Faruk Begolli” në Kolegjin AAB, ora 10:00)

- Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguro Qendren e re e të Moshuarve në lagjen Ulpianë. (Rr. Imzot Nikë Prelaj, E30, Ulpianë mbrapa pompës Exfis, ora 11:00)

- Punëtorët e Ferronikelit protestojnë para Qeverisë së Kosovës. (Objekti i Qeverisë, ora 11:30)

- Mbahen homazhet për të ndjerën Burbuqe Berisha. (Përpara Teatrit Kombëtar, ora 12:00)

- Kryeministri Kurti dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati vizitojnë Administratën Tatimore të Kosovës. (ATK, kati I, ora 13:30)

- Hapet edicioni i 12 i Festivalit të Filmit të Shkurtër "Ballkani Përtej Kufijve. (Kino Armata)

 

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, njëherësh kandidat për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje!, prof. dr. Mytaher Haskuka, do të mbajë konferencë për media. (Zyret e Lëvizjes në Prizren, ora 16:00)