26 Prill 2024

Policia e vendosur të ndalojë përdorimin e armëve nëpër ahengje

Prishtinë, 26 qershor - Policia e Kosovës paralajmëron fillimin e aksionit për ndalimin e të shtënave nëpër gazmende familjare dhe konfiskimin e tyre.

Për parandalimin e të shtënave me armë nëpër ahengje dhe dasma nga Departamenti i Përgjithshëm i Policisë është lëshuar urdhri operativ “sezoni veror” që ka për qëllim parandalimin e përdorimit të pakontrolluar të armëve të zjarrit. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, thotë se ky urdhër ndërlidhet direkt me ahengjet familjare dhe përdorimin e armëve të zjarrit.

“Realisht urdhri operativ ka të bëjë që planet konkrete të drejtorive rajonale të jenë të koordinuara dhe të kemi patrullime më të shpeshta dhe vëzhgime nëpër zonat ku zhvillohen ceremonitë. Në rastet kur të përdoret arma të reagojmë, sepse ka ndodhur shpesh ku nga plumbat bredhës kanë humbur jetën persona të ndryshëm”, citon RTK fjalët e Kelanit.

Ai veçon se vetëm në vitin 2010, Policia e Kosovës ka konfiskuar 1.500 armë në gjithë territorin e Kosovës, ndërkaq në pesë mujorin e këtij viti janë evidentuar 563 raste të armëmbajtjeve pa leje ku janë konfiskuar 601 armë të kalibrave të ndryshëm.

Përdorimin e armëve të zjarrit nëpër ahengje e kundërshtojnë edhe qytetarët. Ata thonë se është shumë e rrezikshme mbajta e armëve në përgjithësi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)