16 Gusht 2022

Policia e Kosovës vë në pranga pesë persona të dyshuar

Prishtinë, 23 mars - Policia e Kosovë ka njoftuar se Drejtoria për Hetimin e Trafikimit  me Narkotikë-Sektori Qendror, me datë 23.03.2022, në ora 18:17, në Prishtinë, pas disa veprimeve operativo hetimore ka ndërmarrë një operacion taktik të koduar me emrin ‘’MARSI‘’ ku është arrit të ndalohen katër (4) persona të dyshuar të cilët ishin duke shkëmbyer substancën narkotike të dyshuar e llojit marihuanë me peshë 114 gram. Substanca është gjetur tek i dyshuari me iniciale A.H. ndërsa tre personat tjerë dyshohet se kishin qellim blerjen e substancës.

Gjithashtu është kryer kontrollimi i banesës së të dyshuarit dhe gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar 2 kg 158 gr. substancë e dyshuar narkotike të llojit Marihuanë dhe 1 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë.

Lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori kujdestar Departamenti i Krimeve të Rënda dhe me urdhër të Gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë kontrollimi i banesës se dytë ku është gjetur dhe konfiskuar 240 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë.  

Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar-sekuestruar: Substancë e dyshuar narkotike të llojit Marihuanë gjithsejtë: 2 kg 512 gr, Substancë e dyshuar narkotike të llojit Kokainë 1 gr, Dy (2) peshore digjitale, Katër (4) telefona celular dhe Gjashtëqind e shtatëdhjetë (670)  euro.

Lidhur me rastin, me urdhër të organeve të drejtësisë është realizuar edhe kontrollimi i një shtëpie në Gjilan, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Me vendim mbi ndalimin, personave, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, dhe rasti vazhdon të hetohet nga sektori qendror i antidrogës së Policisë së Kosovës.

Një orë më vonë hetuesit e antidrogës në një rast tjetër po ashtu në Prishtinë kanë arrit ta arrestojnë edhe një person tjetër të dyshuar (K.A.) për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge dhe të konfiskohen dëshmi relevante për rastin.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 gusht 2022

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon debatin publik për të prezantuar dhe diskutuar rreth draft Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Menaxhimin dhe Kontrollin e Qenve me dhe pa Pronar 2022-2028. (Amfiteatri i Qeverisë në ish ndërtesen e Rilindjes, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do të takojë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kuvendi i Kosovës, Salla N204, ora 9:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komuna e Rahovecit organizon degjim publik me biznese dhe grupe te interesit për buxhetin e vitit 2023 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2024-2025. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)