26 Prill 2024

Policia e Kosovës sulmohet sërish me armë zjarri në veri të vendit

Prishtinë, 26 prill - Policia e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se një njësi patrulluese e Policisë është sulmuar mëngjesin e sotëm me armë zjarri në fshatin Zupçe të Zubin Potokut.

Policia njofton se përveç dëmeve materiale në automjet nuk raportohet për zyrtarë të lënduar.

Sulmi i sotëm ndaj Policisë është vazhdimësi e disa sulmeve të ndodhura ditëve të fundit.

Policia ka deklaruar se në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin.

Njëkohësisht, policia ka thënë se ka shtuar masat policore me qëllim të sigurisë së zyrtarëve policorë dhe qytetarëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)