28 Tetor 2021

Policia e Kosovës e përkushtuar ndaj situatës së ‘zjarreve’

Prishtinë, 11 gusht - Gjatë muajve të kaluar, në veçanti me ngritjen e temperaturave gjatë gushtit, shkaktimi dhe përhapja e zjarreve ka qenë shqetësuese për qytetarët e vendit dhe institucionet tjera në përgjithësi.

Policia e Kosovës përveç realizimit të detyrave të saj në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, menaxhimin  dhe kontrollin e trafikut rrugor dhe lehtësimin e qarkullimit të mërgimtareve nëpër pikat kufitare të Republikës së Kosovës gjatë kësaj periudhe me aktivitete të intensitetit dhe densitetit mjaft të madh në vendin tonë, vëmendje të veçante dhe resurse relevante ka ofruar për të asistuar edhe institucionet/agjencionet tjera shtetërore,  në parandalimin, hetimin dhe luftimin e zjarreve të shkaktuara.

Nga muaji qershor i këtij viti (2021) deri dje ( 10.08.2021) janë evidentuar:

·         109 - njëqind e nëntë raste të 'zjarr vënieve' 

·           71 - shtatëdhjetë e një raste të ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’  dhe

·           95 -  nëntëdhjetë e pesë incidente zjarri.

duke shkaktuar kështu rrezik për jetën e qytetarëve, por edhe pronën në përgjithësi, si atë private dhe shtetërore.

Lidhur me rastet e sipër cekura nga Policia e Kosovës të janë iniciuar procedura penale, dhe janë identifikuar (41) dyzet e një persona të dyshuar, si dhe janë arrestuar gjithsej (20) njëzet persona të dyshuar të përfshirë në to.

Gjatë kësaj periudhe ne falënderojmë qytetarët dhe institucionet tjera për bashkëpunimin dhe ndihmën e ofruar në funksion të identifikimit të shpejtë të incidenteve të zjarrit, parandalimit të rasteve tjera të rrezikut të përgjithshëm dhe shpërndarjen e informacioneve lidhur me vetëdijesimin për rrezikun potencial që mund të vije nga veprimet e pakujdesshme të disa personave.

Policia e Kosovës po ndërmerr dhe do të ndërmerr masa të vazhdueshme ligjore ndaj të gjithë atyre individëve që në një formë apo tjetër rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë qëllimisht apo përmes pakujdesisë së shfaqur në çfarëdo forme.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Tetor 2021

- Fillon administrimi i vaksinës kundër gripit sezonal. (Salla 1 Tetori nga ora 08:00 deri në ora 19:00)

- Kryeministri Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mbajnë konferencë për media, në lidhje me operacionalizimin e masës 2.1-Subvencionimi i Kredive Investive - dhe masës 2.4 - Mbështetje e eksportit- të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. (Ndërtesa e Qeverisë (Salla P38), ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava do ta pres një delegacioni të lartë nga Mbretëria e Arabisë Saudite, i kryesuar nga Shkëlqesia e Tij, Dr. Abdul-Latif bin Abdul-Aziz Al Shejkh, Ministër i Çështjeve Fetare në Mbretërinë e Arabisë Saudite. (Selia e Kryesisë së BIK-ut, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave. (Ndërtesa e KQZ-së, Kati 4, ora 10:00)

- Kolegji AAB organizon mbledhjen Komemorative me rastin e kalimit në amshim të Burbuqe Berisha. (Teatri AAB “Faruk Begolli” në Kolegjin AAB, ora 10:00)

- Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguro Qendren e re e të Moshuarve në lagjen Ulpianë. (Rr. Imzot Nikë Prelaj, E30, Ulpianë mbrapa pompës Exfis, ora 11:00)

- Punëtorët e Ferronikelit protestojnë para Qeverisë së Kosovës. (Objekti i Qeverisë, ora 11:30)

- Mbahen homazhet për të ndjerën Burbuqe Berisha. (Përpara Teatrit Kombëtar, ora 12:00)

- Kryeministri Kurti dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati vizitojnë Administratën Tatimore të Kosovës. (ATK, kati I, ora 13:30)

- Hapet edicioni i 12 i Festivalit të Filmit të Shkurtër "Ballkani Përtej Kufijve. (Kino Armata)

 

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, njëherësh kandidat për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje!, prof. dr. Mytaher Haskuka, do të mbajë konferencë për media. (Zyret e Lëvizjes në Prizren, ora 16:00)