19 Prill 2024

Policia deporton zyrtarin e Serbisë, Dragan Petkovic

Prishtinë, 19 gusht -  Policia e Kosovës ka ndaluar Dragan Petkovic, zyrtar i qeverisë së Serbisë nga e ashtuquajtura Ministri për Kosovën.

Ai është ndaluar sot në rajonin e Mitrovicës dhe i njëjti, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, është duke u transportuar për largim nga territori i vendit, përmes pikës kufitare në Merdare.

“Policia është duke i bërë verfikimet e nevojshme”, thotë Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, duke mos dhënë më shumë informacione.

Dyshohet se Petkovic është zyrtar i afërt i Oliver Ivanovicit, i ashtuquajtur, sekretar në Ministrinë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Ky rast pason vedimin e mëhershëm të qeverisë që lejet për vizita të zyrtarëve nga Serbia të pezullohen, përderisa të ndalet politizimi i tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)