13 Maj 2021

Policia arreston 7 persona për bixhoz të paligjshëm

Prishtinë, 9 prill -  Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është njoftuar për një rast ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’ në rrugën ‘Beqir Idrizi’ Pejë.

Patrulla policore i është përgjigjur njoftimit dhe në vendin e ngjarjes, në flagrancë ka arrestuar dhe shoqëruar shtatë të dyshuar në Stacionin Policor Pejë.

Policia ka intervistuar shtatë të dyshuarit dhe po ashtu në cilësi të dëshmitarëve ka intervistuar edhe tre persona tjerë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, në koordinim me të cilin një i dyshuar është dërguar në mbajtje, kurse ndaj të tjerëve do të vazhdohet procedurë e rregullt.

Po ashtu, të gjithë personave të cilët kanë qenë në atë lokacion u janë shqiptuar edhe fletëparaqitje (gjoba, tiketa) bazuar në ligjin NR.07/L-006.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Maj 2021

- Me rastin e shënimit të 40 vjetorit të rënies së heronjve, Nebih e Tahir Meha, Komuna e Skenderajt organizon ceremoninë e zbulumit të busteve të heronjve: Emin Latit, Nebih, Tahir e Beqir Meha. (Oborri i Kullës "Tahir Meha' në Prekaz, ora 15:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani - Sadriu pret Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor. (Kabineti i Presidentes, ora 16:00 - Mediat e interesuara për përcjelljen e takimit dhe të konferencës duhet të jenë të pranishme në Presidencë në orën 15:20)