28 Mars 2024

Policët në grevë, kërkojnë rritjen e rrogave

Prishtinë, 3 shkurt - Policia e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se sot në orët pasdites disa zyrtarë policor të Departamentit të Njësive të Specializuara janë tubuar në Qendrën e Trajnimit të Kishnicës, për të shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me sistemin e ri të pagave.

Këto njësi sipas njoftimit të policisë kanë pritur shtesa më të larta  nga sistemi i ri i pagave dhe si rezultat i saj janë tubuar për të shprehur pakënaqësitë e tyre.

"Puna policore dhe angazhimet e tyre në detyra ditore nuk është ndërprerë, ata ju përgjigjen detyrave të caktuara, por zyrtarët policorë të cilët janë jashtë detyrës zyrtare po shprehin pakënaqësitë e tyre", thuhet në njoftim.

Menaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës ka formuar një grup punues për Ri-shikimin e Sistemit të ri të pagave, ku për ndonjë lëshim teknik eventual të mundshëm, në mënyrë Retroaktive do t’u bëhet kompensimi i mjeteve.

Zëvendës Ministri i Punëve të Brendshme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe Ndihmësdrejtori për Operativë menjëherë kanë shkuar për ti vizituar dhe për të komunikuar me zyrtaret policorë lidhur me kërkesat e tyre dhe për mënyrën e zgjidhjes së kësaj pakënaqësie të shfaqur.

Po ashtu, sot janë mbajtur disa takime dhe diskutime në mes të menaxhmentit të lartë të policisë, Sindikatës së policisë, udhëheqësit e njësive përkatëse, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Qeverisë për arritjen e tejkalimit të kësaj situate.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)