26 Prill 2024

Policai arreston 7 persona për krim të organizuar

Prishtinë, 13 qershor - Nën dyshimin për krim të organizuar dhe trafikim me migrant, sot janë arrestuar shtatë persona nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar.

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, pas hetimeve disa mujore të zhvilluara, sot ka realizuar një operacion policor të koduar me emrin “GRYKA” i cili ka rezultuar me arrestimin e një grupi të strukturuar mirë në përbërje prej shtatë personave të dyshuar se të njëjtit në vazhdimësi kanë kryer veprat penale kontrabandim me migrantë dhe krim i organizuar.

Personat e arrestuar lidhur me këto vepra penale janë:

1. Mehdi.B 1951 kosovar
2. Azem. B 1955 kosovar
3. Sefedin.B 1969 kosovar
4. Bekim.N 1973 kosovar
5. Nystret.B 1986 kosovar
6. Berat.B 1982 kosovar
7. Agim.B 1969 kosovar

Hetimet lidhur me ketë rast janë udhëhequr nga prokurori i Prokurorisë Special të Kosovës ndërsa Gjykatësi i Procedurës Paraprake është gjyqtar nga EULEX-i Me autorizimin e prokurorit të dyshuarit janë ndaluar në ndalim policor dhe janë dërguar në lokalet e qendrës së mbajtjes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)