28 Mars 2024

Pjesëtari i MUP-it të Serbisë rrah 2 Policë në veriun e Kosovës

Mitrovicë, 29 tetor - Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur të enjten në veriun e Kosovës, në Leposaviç, kur dy policë të Kosovës janë rrahur nga një pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Zëdhënësi i policisë kosovare Besim Hoti, duke mos dhënë shumë detaje, konfirmoi se pas ndalimit të një personi në trafik, ka ndodhur përleshja fizike ndërmjet personit në fjalë dhe dy policëve të Kosovës.

“Rasti është iniciuar si pengim në kryerje të detyrës ndaj personit zyrtar”, ka thënë zëdhënësi Besim Hoti.

Dyshohet se policët viktima që janë dhunuar, janë Milijan Miliçeviç dhe Stanimir Jovanoviç, ndërsa pjesëtari i Ministrisë së punëve të brendshme të Serbisë, quhet Vladimir Miletiç.

Ky i fundit është paraqitur në stacionin e policisë në Leposaviç në shoqëri të shefit të xhandarmerisë serbe për veri, Mihajloviçit, i njohur me pseudonimin “Pop”, duke bërë presion që për këtë rast të mos heshtet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)