25 Prill 2024

Pezullohet greva e punonjësve të administratës në Prokurorinë e Prishtinës

Prishtinë, 28 mars – Këshilli Grevist i Prokurorisë Themelore në Prishtinë njofton se pas takimeve të mbajtura me Këshillin Prokurorial i Kosovës (KPK), janë dakorduar që të pezullohet greva një mujore dhe t’i jepet hapësirë institucioneve kompetente për realizimin e kërkesave legjitime të punonjësve të administratës në një afat të arsyeshëm kohor.

Këshilli Grevist i kësaj Prokurorie shpreh vendosmërinë se nuk do të heqin dorë deri në realizimin e kërkesave të tyre, njëherit shprehin konsideratë për gatishmërinë e përkushtimin e KPK-së dhe SKPK-së për të mbështetur kërkesat e punonjësve të administratës nga dita e parë e fillimit të grevës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)