28 Mars 2024

Pezullohen katër policë kufitarë në Kullë

Prishtinë, 25 qershor - Për shkak të dyshimit për keqpërdorim të detyrës zyrtare, të enjten pasdreke janë suspenduar zyrtarët policorë, të PK së, B. Xh., R. L., Xh. S. Dhe M. B.

Suspendimi i tyre është bërë për shkak se dyshohet së ata kanë lejuar hyrjen e shtetasve të huaj në Kosovë, duke mos i respektuar procedurat e kërkuara me ligjin mbi të huajt, thuhet në një komunikatë të PK së.

Të gjithë këta janë nga shtylla e Policisë Kufitare dhe kanë qenë duke punuar në vendkalimin kufitare me Malin e Zi, në Kullë.

Ndaj tyre është ngritur kallëzimi penal dhe rasti është duke u hetuar nga Njësiti i Hetimeve i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë. Suspendimi është në kohëzgjatje prej 48 orësh. Inspektorati Policore është njoftuar lidhur me rastin. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)