26 Prill 2024

Pezullohen dy policë, 3 të tjerë nën hetime

Prishtinë, 9 mars - Dy pjesëtarë të policisë së Kosovës, në stacionin policor në Leposaviç, janë pezulluar nga detyra me arsyetimin se nuk kanë respektuar ligjin e policisë. Lajmi bëhet publik nga zyrtari i policisë në Mitrovicë Besim Hoti.

Sipas tij dy policët janë pezulluar me vendim të drejtorit rajonal për shkak se nuk e kanë respektuar ligjin e policisë.

Gjithashtu, në njoftim theksohet se pezullimi dhe zhvillimi i hetimeve të brendshme, janë inicuar me kërkesë të komandantit të stacionit policor në Leposaviç, pasi besohet se këta policë kishin konsumuar alkool gjatë detyrës, ndërsa dyshohet se ata ishin “përfshirë në një zënkë në mes tyre në një lokal”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)