23 Prill 2024

Pesë ish ministra të Qeverisë së Kosovës në hetime

Prishtinë, 18 prill - Prokuroria Publike e Qarkut në Prishtinë ka konfirmuar zyrtarisht se janë duke zhvilluar hetime intensive ndaj pesë ish-ministrave të Qeverisë së Kosovës dhe paralajmëron se shumë shpejt priten edhe ngritjet e aktakuzave ndaj tyre.

Kryeprokurori i kësaj prokurorie, Aleksandër Lumezi, në një intervistë për gazetën “Zëri”, zotohet se nuk do të kursejnë asnjë person që e ka shkelur, apo që e shkel ligjin, pavarësisht nga pozita që e gëzon, apo që ka gëzuar dikur. Politikanët dhe zyrtarët e lartë të institucioneve të Kosovës, për të janë si të gjithë qytetarët e tjerë.

“Politikanët janë personalitete kaluese. Ata dikur do të shndërrohen në qytetarë të thjeshtë dhe to të hiqen nga pozitat prej deputeti, ministri apo funksioneve të larta partiake.\"

\"Pavarësisht pozitave, ne nuk i ndalim hetimet. Mund të them se aktualisht jemi duke hetuar pesë ish-ministra, ndërsa për emrat e qeverisë aktuale, në prokurorinë tonë nuk ka lëndë”, ka thënë Lumezi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)