29 Mars 2024

Përmes një proteste në Ferizaj kërkohet drejtësi për gratë e vrara

Ferizaj, 24 gusht - Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt, Qendra për Art dhe Komunitet - Artpolis, Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGj), dhe Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) organizojnë sot protestë pranë Stacionit Policor në Ferizaj, Gjykatës dhe Prokurorisë, si revoltë ndaj dhunës dhe femicidit në Kosovë dhe dështimit institucional në rastin e vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj.

Ky rast është veç shpërfaqje e mendësisë dhe praktikave patriarkale dhunuese të cilat po ushqehen nga të gjitha institucionet private e publike në Kosovë, për çka ne do të mlidhemi e të kundërshtojmë.

Dhuna me bazë gjinore dhe vrasja e grave janë shqetësim për sigurinë dhe shëndetin publik në Kosovë dhe si të tilla kërkojnë vëmendjen e duhur institucionale.

Kjo protestë ka disa kërkesa:

1. Adresimi i fenomenit të femicidit ashtu siç e parasheh Konventa e Stambollit, për të cilën votuan të gjithë deputetët tanë;

2. Dënim maksimal për vrasësit;

3. Siguri për vajzat dhe gratë në të gjitha hapësirat;

4. Trajtim të drejtë të dhunës me bazë gjinore ndaj grave nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)