25 Prill 2024

Përkujtohet demonstrata e 10 shkurtit 2007

Prishtinë, 10 shkurt - Lëvizja "Vetëvendosje" përkujton sot katërvjetorin e demonstratës së 10 shkurtit 2007, demonstratë kjo e organizuar kundër negociatave me Serbinë dhe planit të Ahtisaarit.

Në demonstratën e 10 shkurtit 2007, kjo lëvizje kërkonte vetëvendosje për popullin e Kosovës dhe e kundërshtonte Planin e Ahtisaarit, pasi sipas tyre e ndan Kosovën në vija etnike dhe religjioze.

Gjatë demonstratës së 10 shkurtit 2007 janë vrarë nga forcat policore të UNMIK-ut, Mon Balaj dhe Arben Xheladini dhe u plagosën 80 demonstrues.

Në njoftimin e lëvizjes Vetëvendosje pohohet se Plani i Ahtisaarit është aktual ende. Po ashtu dhe negociatat me Serbinë e koncesionet ndaj saj, të cilat nuk i ndali shpallja e pavarësisë.

“Katër vjet më parë sfida ndaj regjimit e zbuloi fytyrën e vërtetë të tij. Një fytyrë që s`ka ndryshuar as sot e kësaj dite. Prandaj, edhe beteja vazhdon.”, thuhet në deklaratën e "Vetëvendosjes".

Me rastin e 4 vjetorit të protestës së 10 Shkurtit 2007, do të ketë homazhe te varri i Mon Balaj në Podujevë dhe te varri i dëshmorit Arben Xheladini, në Prishtinë.

Po ashtu do të vendosen lule tek pllaka përkujtimore, në sheshin “Nëna Tereza”, Prishtinë.

Ndërkaq, në orët e pasdites do të shfaqet filmi “10 Shkurti”, ndërkaq do të organizohet një akademi përkujtimore si dhe do të ketë një ekspozitë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)