23 Prill 2024

Përkujtohet 23 vjetori i Masakrës së Reçakut

Shtime, 15 janar - Në përkujtim të Masakrës së Reçakut, Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës, organizon ceremoni përkujtimore në 23 vjetorin e Masakrës së Reçakut.
 
Fillimisht Kryeministri Kurti, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, bëjnë homazhe në Kompleksin memorial të Reçakut.
 
 Me pas në Shtëpinë e kulturës në Shtime mbahet ceremoni përkujtimore në 23 vjetorin e Masakrës së Reçakut.
 
Po ashtu Kryeministri Kurti, Presidentja Osmani dhe Kryetari Konjufca marrin pjesë në hapje të ekspozitës kolektive  me fotografi të Masakrës së Reçakut e cila mbahet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)