28 Mars 2024

Përfundoi trajnimi për shuarjen e zjarreve

Vushtrri, 29 nëntor  - Agjencioni për Menaxhim të Emergjencave i Ministrisë së Punëve të Brendshme përfundoi trajnimin për shuarjen e zjarreve fushore e malore, si dhe trajnimin për vozitje emergjente të zjarrfikësve nga Prishtina, Gjilani, Mitrovica, Vushtrria, Theranda, Malisheva, Juniku dhe Istogu.

Në ceremoni të diplomimit mori pjesë nënkryetarja e Komunës së Vushtrrisë, Xhevahire Izmaku dhe zyrtarë të Agjencionit për Menaxhim të Emergjencave të MPB-së.

Në trajnime morën pjesë edhe pjesëtarët e nacionalitetit serbë e boshnjak. Në bazë të kompetencave të shtuara të Agjencionit për Menaxhim Emergjent, Qendra e Trajnimit dhe Edukimit e AME, organizon trajnime të profileve adekuate.

Zyrtarët e Agjencionit po ngriten profesionalisht në kryerjen e detyrave krahas misionit të vet, duke i dhënë përparësi shpëtimit të jetës së njeriut, mbrojtjes së pasurisë shtetërore dhe asaj private.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)