18 Prill 2024

Përfundoi trajnimi “Gjuajtjet taktike dhe intervenimi taktik”

Vushtrri, 29 tetor  - Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri përfundoi trajnimi “Gjuajtjet taktike dhe intervenimi taktik” i mbështetur nga Republika e Turqisë.

Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Sigurisë Publike, Sheremet Ahmeti, nënkolonel Driton Zabërxha, përfaqësues nga OSBE-ja, FSK-ja dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Pjesëmarrësit vlerësuan lartë mbajtjen e këtij trajnimi dhe theksuan se Policisë së Kosovës po i shtohen edhe pjesëtarë të tjerë të specializuar fushash të ndryshme në siguri, të cilët me përvojat dhe shkathtësitë e fituara në këto trajnime, do të japin kontributin e tyre në mbajtjen e rendit dhe sigurisë për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Ky trajnim është planifikuar dhe zhvilluar konform nevojave të Policisë së Kosovës. E veçanta e këtij trajnimi është se kanë ligjëruar instruktor vendorë të mbështetur nga instruktorët e Republikës së Turqisë.

Kjo është gjenerata e dytë e trajnimit për instruktorë, me ç’rast u certifikuan 15 zyrtar policorë
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)