19 Prill 2024

Percaktohen kriteret për pranimin e prokurorëve të rinj

Prishtinë, 4 mars - Në takimin e mbajtur sot nga anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës, u nxorën vendime të rëndësishme për funksionalizimin e këtij Këshilli dhe për ngritjen e efikasitetit të sistemit prokurorial në përgjithësi.

Në këtë takim në mes tjerash u shqyrtua dhe u aprovua Rregullorja e Punës së Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Gjithashtu, në këtë takim u shqyrtua edhe Rregullorja për Emërimin e Prokurorëve, e cila u aprovua nga anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Me këtë rregullore përcaktohen kriteret që duhen plotësuar kandidatët e interesuar për tu emëruar prokuror dhe procedurat për emërimin e tyre.

Pas aprovimit të kësaj rregulloreje u vendos që KPK-ja të shpallë konkursin për plotësimin e 45 pozitave të lira të punës, për prokurorë të të gjitha niveleve.

Në këtë takim u shqyrtuan edhe propozimet për anëtarë të KPK-së, nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, respektivisht nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës, nga Oda e Avokatëve të Kosovës dhe nga shoqëria civile.

Anëtarët e KPK-së, pas shqyrtimit të biografive të secilit kandidat të propozuar zgjodhën për anëtarë të Këshillit Prof. Dr. Bajram Ukaj nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës dhe z. Teki Bokshi nga Oda e Avokatëve të Kosovës.

Ndërkaq, kandidatëve të propozuar  nga shoqëria civile u kërkohet t’i dërgojnë biografitë e tyre në KPK deri më 15 mars 2011 dhe pas shqyrtimit të tyre duke vlerësuar se cili prej tyre i plotëson më së miri kushtet, si për nga përgatitja profesionale ashtu edhe për nga njohja në fushën e të drejtave dhe lirive të njeriut do të bëhet edhe përzgjedhja e përfaqësuesit të shoqërisë civile.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)