28 Mars 2024

Pejanët protestë kundër bastoreve

Prishtinë, 8 qershor - Hapja e një numri të madh të bastorieve, dhe kazinove në Pejë, ka shtyrë banorët që të dalin në rrugë dhe protestojnë për të kërkuar mbylljen e tyre.

Iniciativa është ndërmarr nga disa OJQ lokale, ndërsa atyre iu u bashkua edhe një prijës fetar i Pejës. Hoxhë Enesit iu dha fjala kryesore nga organizatorët.

Por, ai, nuk pati shumë xhematë të rritur që t’ju flasë. Në vend të tyre, sheshi i këtij qyteti mbush me nxënës të shkollave fillore, transmeton portali indeksonline.

Pavarësisht kësaj, imami zgjodhi retorikë të ashpër kundër bastorëve.  Ai tha se lojërat e fatit po i sjellin shumë te këqija Pejës dhe po shkatërrojnë familje. Bile, sipas tij, ato po bëhen edhe shkak për vëlla-vrasje.

Nga ana tjetër kryetari i Komunës së Pejës Ali Berisha, kërkesat e protestueseve i vlerësoi si legjitime.

Ndryshe Policia e Kosovës kohë më parë në disa rajone të Kosovës, ka ndërmarr një operacion për të mbyllur disa bastorie qe  kohëve të fundit janë përhapur në numër shumë të madh .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)