18 Gusht 2022

Paraburgim për shkak të dyshimit të kryerjes së veprës penale "Kanosja"

Prizren, 4 mars – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtari i procedurës – Fatmir Krasniqi, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje një (1) muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 02.03.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 02.04.2022, ndaj të pandehurit A.L., për shkak të dyshimit zë bazuar se ka kryer veprën penale kanosja nga neni 181 par. 4 lidhur me par. 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

Me datë 02 shkurt, në orët e pasdites në Prizren, saktësisht në shtëpinë e tyre familjare, i pandehuri i kanos të dëmtuarit- vëllain e tij dhe bashkëshorten e vëllait, si viktima të ndjeshme, me vepra apo gjeste se do t ’i privon nga jeta ose do t’iu dëmtoj me armë zjarri, me shpërthim ose me ndonjë mjet tjetër të rrezikshëm, në atë mënyrë që pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme familjare, ditën kritike i pandehuri fillimisht merr një sëpatë në duar dhe e thyen derën e hyrjes së shtëpisë, derën e hyrjes së dhomës së tij dhe xhamat e dritareve të dhomës së tij me arsyetimin kinse të dëmtuarit e kanë mbyllë derën e hyrjes, pastaj fjalosen mes vete, ku në një gjendje të tillë i pandehuri i kanos të dëmtuarit me fjalët “Ka me ju vra që të dyve”, ku te të njëjtit shkakton ndjenjën e frikës dhe pasigurisë për jetën dhe shëndetin e tyre.

 Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se hetimi është në fazën fillestare, dhe në vazhdim duhet të merren në pyetje të dëmtuarit, dëshmitarët dhe i pandehuri, dhe duhet të sigurohen edhe prova tjera me qëllim të zbardhjes së rastit, e me në lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku se i njëjti mund të dëmtojë procedurën hetimore, ndikojë në të dëmtuarin dhe dëshmitarët apo edhe të jepet në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale. 

Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i arsyeshëm dhe i domosdoshëm, duke marrë parasysh edhe peshën e veprës penale, ku i pandehuri në shtëpinë e përbashkët familjare dyshohet se ka kryer vepër në dëm të vlerës shoqërore, si dhe raportet familjare janë të acaruara, andaj gjykata caktoi masën e paraburgimit me qëllim të parandalimit të përsëritjes së veprës penale apo kryerjes së një vepre penale edhe më të rëndë. 

Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 gusht 2022

 - Mbahet seanca në rastin e falsifikimit të tenderit 800 mijë euro për rinovimin e objektit të PSRK-së ndaj të akuzuarit Tahir Sopa, përfaqësues i firmave “NBT ING SHPK” dhe “NPN Bajramaj”. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mbant dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2023 më bashkësit lokale, lagjet urbane dhe përfaqesues të shkollave. (Shtëpia e Kulturës 'Mensur Zyberaj' në Rahovec, ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban konferencë për media e cila ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme. (Zyrat e BSPK-së, ora 13:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e programit Rezidenca 17. (Shtëpia e Hivzi Sulejmanit në lagjen Taslixhe, ora 18:00)