19 Prill 2024

Një vit pas hyrjes në fuqi diskutohet Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës

Prishtinë, 16 korrik - Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeminisrit dhe Save the Children në Kosovë organizojnë tryezën diskutuese “Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës një vit pas hyrjes në fuqi” për të shënuar në mënyrë ceremoniale këtë datë dhe reflektuar mbi përgjegjësinë dhe angazhimin e përbashkët që kemi ndaj fëmijëve.

Qëllimi i tryezës është diskutimi i përbashkët me institucionet përgjegjëse, grupet e udhëhequra nga fëmijët, shoqëria civile dhe palët e tjera lidhur me implementimin e ligjit deri më tani; përkatësisht dhe konkretisht, mekanizmat parandalues dhe reagues ndaj dhunës ndaj fëmijëve, si dhe bashkëpunimin e koordinimin ndër-sektorial për shërbimet buxhetore për mbrojtjen e fëmijëve.

Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës për herë të parë në Kosovë ndalon në të gjitha ambientet të gjitha llojet e abuzimit tëfëmijëve përfshirë ndëshkimin trupor, dhunën psikologjike, seksuale, ekonomikedhe neglizhimin.

Zyra për Qeverisje të Mirë dhe Savethe Children vlerësojnëse zbatimi i Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës është tejet i rëndësishëm për të ardhmen e vendit, prandaj organizon këtë tryezë diskutimi për të vlerësuar progresin e deri tanishëm dhe për të shtyrë përpara harmonizim dhe bashkëpunim ndër-sektorial në mes të gjithë akterëve relevant me qëllim të zbatimit në tërësi të obligimeve që rrjedhin nga ky Ligj; në mënyrë që fëmijëve t’u krijohet mundësia që të rriten të shëndetshëm e pa dhunë në mënyrë që të mund ta arrijnë potencialin e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)