28 Mars 2024

Një person vritet, arrestohet e dyshuara

Prishtinë, 14 maj - Polica ka bërë të ditur se dje në orën 15:50, policia  ka marrë informacionin se në fshatin Grackë e vogël, të Lipjanit, ka të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes, kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Me të dalë në vendin e ngjarjes, policia ka kuptuar  se ka të bëj me një rast vrasje, ku pas plagëve të mara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë viktima:

o    M. J mashkull ,  rreth 40  vjeç,
vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në   vendin e ngjarjes.


Në kontinuitet të veprimeve të saj policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg  veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit të dyshuarit të mundshëm.  

Si rezultat i kësaj pak çaste më vonë policia ka arritur të identifikoj dhe arrestoj të dyshuarën:

·    B. V femër, 20  vjeç,

si dhe të gjejë dhe konfiskoj një armë zjarri të tipit AK-47, armë kjo që dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion me urdhër të prokurorit, ndërsa e dyshuara është dërguar në qendrën e mbajtjes në Lipjan, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme policore për të sqaruar motivin dhe rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)