19 Mars 2024

Nga prokuroritë janë ngritur 55 aktakuza kundër 66 personave

Prishtinë, 26 gusht - Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetepesë (55) aktakuza kundër gjashtëdhjetegjashtë (66) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tetëmbëdhjetë (18) persona të dyshuar dhe janë paraqitur dhjetë (10) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tetëmbëdhjetë (18) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar, ka paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dymbëdhjetë (12) personave, si dhe ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë tre (3) të dyshuar, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona.

Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër dhjetë (10) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)