24 Maj 2022

Nga 23 gusht nisin masat kundër COVID- 19 në institucione korrektuese

Prishtinë, 20 gusht - Shërbimi Korrektues i Kosovës në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, bazuar në vlerësimin e gjendjes së përgjithshme të pandemisë në vend, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të të burgosurve dhe stafit, merr vendim që nga data 23 gusht 2021, të ndërmarr këto veprime për zbatimin e masave kundër COVID-19:

1. Secili pjesëtar i stafit, i cili punon në institucione korrektuese dhe nuk është i vaksinuar, nga data 23 gusht 2021, për të hyrë në punë, obligohet që çdo 7 ditë të sjell test RT-PCR, jo më të vjetër se 72 orë, ose test rapid jo më të vjetër se 48 orë;

2. Përjashtim  nga pika 1 bënë ai pjesëtarë i stafit, i cili është në proces të vaksinimit, gjegjeshit ka marrë dozën e parë dhe është në proces të marrjes së dozës së dytë dhe ai i cili është vaksinuar me të dyja dozat, ose posedon ndonjë  dokument përkatës që konfirmon se personi nuk është i infektuar ose ka fituar imunitet;

3. Secili i burgosur, i  pavaksinuar, pas daljes nga institucioni, qoftë për vizitë në familje, gjykatë, trajtim mjekësore apo çfarëdo nevoje tjetër, pas kthimit do të karantinohet për 7 ditë;

4. Secili i burgosur i pavaksinuar, i cili pranohet në institucione korrektuese, do të karantinoren për 7 ditë dhe në ndërkohë do ti mundësohet vaksinimi brenda kësaj periudhe;

5. Të gjithë vizitorët, mbrojtësit, monitoruesit, kompanitë kontraktuese dhe personat tjerë, të cilët nuk janë të  vaksinuar, nuk mund të hyjnë në institucione korrektuese pa test RT-PCR, jo më të vjetër se 72 orë, ose test rapid jo më të vjetër se 48 orë, ose me një  dokument përkatës që konfirmon se personi nuk është i infektuar ose ka fituar imunitet;

6. Përjashtim nga pika 5 e këtij urdhri janë fëmijët nën moshën 18 vjeçare, nga të cilët kërkohet respektimi i masave tjera anticovid në fuqi.

Masa do të rishikohen në rast të ndryshimit të gjendjes epidemiologjike dhe varësisht nga vendimet e institucioneve relevante në vend. Masat tjera parandaluese , si higjiena personale, kolektive, distanca, bartja e maskave mbesin në fuqi.

Po ashtu, do të bëhet edhe DDD e plotë, e hapësirave të brendshme dhe të jashtme në të gjitha institucioneve korrektuese.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 maj 2022

- Instituti Demokratik i Kosovës mbanë diskutimin publik me temën “Raportet Kosovë-Serbi: Tabelat e veturave dhe një Dialog që nuk po lëvizë!” një diskutim i përbashkët i përfaqësuesve të shoqërisë civile me pjesëmarrës nga politika, mediat dhe përfaqësuesit e misioneve ndërkombëtare në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 9:30)  

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrton raportin vjetor financiar të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021, Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës, etj. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 10:00)

- OJQ "Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi - Inject" organizon konferencën përmbyllëse  të Projektit me titull “Sigurimi i të Drejtave Pronësore të Grave përmes rritjes së Kapaciteteve Institucionale në Kosovë”.  (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, diskuton për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, pret në takim Christopher Hyland, kontribues në Pavarësinë e Kosovës në SHBA-të dhe në prezantimin e shtetit tonë te ish-presidenti amerikan Bill Clinton. (Shtëpia e Bardhë, Prizren, ora 11:00)

- Mbahet edicioni i 21-të të panairit ndërkombëtar EXPOKOS, që i dedikohet bizneseve të sektorëve të: Ndërtimit, Energjisë, Makinerisë dhe Sigurisë dhe Mbrojtjes. Merr pjesë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi. (Pallati i Rinisë, ora 11:00)

- Mbahet Kuvendi i pestë i Partisë Eko Lëvizja e Gjelbër e Kosovës. (Hotel Grand, salla e Kuqe, ora 11:00)

- Drejtoria e Mirëqenies Sociale, në kuadër të “Fushatës vetëdijesuese për trajtimin e fëmijëve në situatë rruge” organizon një kampanjë me moton “Unë s’jap lëmoshë, AS TI! & Bashkë t’i mbrojmë fëmijët në situatë rruge” me qëllim të përçimit të mesazhit se dhënia e lëmoshës cenon dhe dëmton jetën e fëmijëve në situatë rruge. (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Punëtorët e Lotarisë së Kosovës protestojnë në shenjë pakënaqësie për mosplotësimin e kërkesave të tyre për Ligjin për Lotarinë e Kosovës dhe pagat për këta punëtorë. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 11:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike mban mbledhje. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 14:00)

- Instituti Kombëtar Demokratik organizon debatin e parë mbi politika nën temën “Në mbrojtje të demokracisë: Politikat gjithpërfshirëse të punësimit kanë rëndësi”. (Objekti i komunës së re në Prishtinë, ora 14:00)

- Klubi Futbollistik Drita mban konferencë për medie. (Selia e Federatës së Futbollit të Kosovës, ora 14:00)

- Klubi Futbollistik Llapi mban konferencë për medie. (Selia e Federatës së Futbollit të Kosovës, ora 15:00)

 Fondacioni Lumbardhi hapë sezonin e programeve që kremtojnë 70-vjetorin e kinemasë me promovimin e librit “Lumbardhi: një histori episodike” dhe fillimin e programit të filmit LXX në ekran të madh. (Kino Bahçe në Prizren, ora 19:00)