28 Mars 2024

Nexhat Daci denohet me kusht

Prishtinë, 10 nëntor - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci, është dënuar me një vjet e gjashtë muaj me kusht në çoftë se veprën penale nuk e përsëritë në dy vjetët e ardhshme.

Daci është dënuar për dy nga pesë veprat për të cilat ka qenë i akuzuar. Ai është dënuar për shkak se me paratë e taksapaguesve të vendit ka blerë syze dhe ka rregulluar dhëmbët në kohën sa ka qenë kryeparlamentar i Kosovës.

Për tri veprat penale të përfitimit gjatë kryerjes së detyrës, përkatësisht për përfitimin e tre gjeneratorëve, ai është shpallur i pafajshëm, sikurse edhe ish-këshilltari i tij, Ahmet Alishani.

Ky i fundit është dënuar me gjashtë muaj me kusht për shkak se provat e administruara në gjykatë kanë vërtetuar se Alishani ka ndihmuar shefin e tij të dikurshëm në kryerjen e veprave penale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)