18 Prill 2024

Nesër diplomon gjenerata e 42-të e zyrtarëve policorë

Vushtrri, 9 qershor - Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), nesër në ora 10:00,  do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 42 -të e zyrtarëve policorë, (kadetë) të Policisë  së Kosovës.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, drejtori i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, Kryeshefi Ekzekutiv i QKSPEZH-it, Sheremet Ahmeti, zyrtar të lartë të KFOR-it,  EULEX-it, OSBE, ICITAP,  si dhe familjarë të zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës të gjeneratës së 42-të.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)