19 Prill 2024

Nënshkruhet Marrëveshja për Ripranim mes Kosovës e Çekisë

Prishtinë, 24 qershor - Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi priti sot ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Karel Schwarzenberg.

Pas takimit ndërmjet dy ministrave, u nënshkrua Marrëveshja për Ripranim si dhe protokolli përkatës për zbatimin e kësaj marrëveshje, në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Çekisë. Kjo marrëveshje është vazhdimësi e punës së MPB-së, në frymën e përmbushjes së kritereve për Liberalizimin e Vizave.

Ministri Rexhepi falënderoi Qeverinë e Republikës së Çekisë për përkrahjen dhe kontributin e dhënë në njohjen dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.
 
“Në emër  të Qeverisë së Kosovës, dua të falënderoj Republikën e Çekisë për kontributin e madh, në tërë proceset që kemi kaluar si shtet, sidomos tani në procesin për Liberalizimin e Vizave dhe integrimeve evropiane”, tha ministri Rexhepi.

Ndërsa ministri Schwarzenberg, pasi vlerësoi progresin e arritur në Kosovë, tha se takimi me ministrin Rexhepi është si rezultat i një bashkëpunimit të shkëlqyeshëm në mes të dy shteteve. “Një nga arsyet e këtij takimi është nënshkrimi i Marrëveshjes për Ripranim, që është një bazë e mirë për fillimin e Procesit të Liberalizimit të Vizave”, tha ai.

Ministri Schwarzenberg theksoi se mbështetja e Republikës së Çekisë për Republikën e Kosovës do të vazhdojë edhe më tutje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)