01 Tetor 2022

Nënshkruhet Marrëveshja mbi varret gjermane të luftës në Republikën e Kosovës

Prishtinë, 11 gusht - Ambasadori Rohde dhe Zëvendëskryeministrja e Dytë, si dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla-Schwarz nënshkruan dje Marrëveshjen gjermano-kosovare mbi varret gjermane të luftës në Republikën e Kosovës.

Me këtë marrëveshje synohet të vendoset një rregullim përfundimtar për varret gjermane të luftës që ndodhen në territorin sovran të Republikës së Kosovës dhe të sigurohet ruajtja dhe mirëmbajtja e këtyre varreve në mënyrë të denjë dhe sipas dispozitave të së drejtës humanitare ndërkombëtare në fuqi.

Për të arritur këtë Republika Federale e Gjermanisë, ndër tjerash e ka mundësinë të mirëmbajë varret gjermane të luftës dhe varrezat gjermane të luftës në Republikën e Kosovës me shpenzimet e veta, t’i përqendrojë në një vend varret e të vdekurve gjermanë të luftës dhe të realizojë zhvarrosjen dhe zhvendosjen e nevojshme për këtë, si dhe të ndërtojë përmendore në një formë të thjeshtë dhe të denjë në vendet e këtyre varrezave, në të cilat zhvarrosja e të vdekurve gjermanë nuk është më i mundur.

Më mënyrë përkrahëse, Republika e Kosovës zotohet, ndër tjerash për mbrojtjen e varreve gjermane të luftës dhe garantimin e prehjes së përhershme për të vdekurit gjermanë të luftës në territorin e saj sovran, si dhe për lënien në dispozicion pa shpenzime të trojeve që shërbejnë si varreza gjermane të luftës.

Me zbatimin e detyrave do të ngarkohet Lidhja kombëtare për ruajtjen e varreve gjermane të luftës (Volksbund), së cilës Republika e Kosovës i siguron mbështetje gjithpërfshirëse gjatë realizimit.

Lidhur me këtë, Sekretari i Përgjithshëm i Volksbund-it deklaroi: „Jemi të lumtur që puna jonë në Kosovë tashmë ka marrë një formë kontraktuale dhe mund të fillojë. Ne kemi njoftime të hapura për rreth 900 vendvarrime, të cilat do t’i shqyrtojmë në muajt dhe vitet në vijim. Për këto operacione ne e kemi trajnuar personelin tonë. Aktualisht jemi njoftuar për gjetje të eshtrave në një vend afër Stanovcit që do ta ekzaminojmë. Me anë të kësaj bëhet e mundur  që më shumë se 75 vjet pas lufëts të sqarojmë identitetin e të vdekurve dhe t’i njoftojmë familjet lidhur me fatin e tyre. Ky vërtetë është një zhvillim i mirë për të ardhmen.“

Pas nënshkrimit, marrëveshja tani i nënshtrohet procedurave përkatësse kombëtare për ratifikim.

Ambasadori Rohde falënderoi Ministren Gërvalla-Schwarz për nënshkrimin e marrëveshjes, duke e vlerësuar atë si vetëm një tjetër hap drejt forcimit të marrëdhënieve kosovaro-gjermane.


  

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 shtator 2022

- Në Ditën Ndërkombëtare e Personave të Moshuar UNFPA prezanton të dhenat kyqe dhe opsionet e dala nga anketa për izolimin social tek personat e moshuar në Kosovë. (Hotel International Prishtina, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 219-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston Hekuran Murati, Minister i Financave, Punës dhe Transfereve dhe interviston Ymer Fejzullahu, Kryesues i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Balkan Green Foundation me mbështjetje të Heinrich Böll Stiftung mban konferencë për media, në të cilën do të prezentohet hulumtimi: “Kriza Energjetike në Ballkanin Perëndimor: Masat e ndërmarra në kohën e rritjes së çmimeve të energjisë”. (Zyret e Balkan Green Foundation afër Librarisë Koha në Prishtinë, ora 12:00)

- Nën organizimin e organizatës gjermane GIZ, kryetarët e komunave të regjionit të Gjilanit nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi. (Hotel Astoria në Gjilan, ora 13:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, znj. Emilija Redžepi, marrin pjesë në tryezën e rrumbullakët me komunitetin boshnjak, organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve e Zyrës së Kryeministrit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:30)

- Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino do të qëndrojë në Kosovë ku mbajë edhe një konferencë për media. (Selia e Federatës së Futbollit, ora 15:00)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri Hajrulla Çeku, përfaqësues të Federatës së Xhudos të Kosovës marrin pjesë në ceremoninë e lansimit të programit "Kosova, shtet i xhudos”. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 17:00)

- Qendër Telefonike për Parandalim të Vetëvrasjes Linja e Jetës organizon një koncertë për mbledhje të fondeve në mënyrë që të mos mbyllet pasi është në gjendje të rënduar financiare, ora 20:30