18 Prill 2024

Në veri të Mitrovicës veprojnë struktura kriminale

Mitrovicë, 5 tetor - Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Riza Haziri, ka pritur të martën në takim komandantin e KFOR-it, gjen. Erhard Buhler dhe komandantin e Batalionit Shumëkombësh në veri, kol.Frank Barrera, me të cilët ka biseduar për gjendjen e përgjithshme në Mitrovicë, me theks të veçantë për situatën e sigurisë.  

Gjenerali Buhler ka shprehur përkushtimin e tij për rritjen e angazhimit sa i përket përmirësimit të situatës së sigurisë në veri. Ai ka theksuar se incidentet sikur që kanë ndodh javëve dhe muajve të fundit janë të patolerueshme. “Veriu vazhdon të jetë sfidë sa i përket përket sigurisë, andaj përkushtimi ynë për përmirësimin e gjendjes nuk do të mungoj”.

Ai ka thënë se ditëve të fundit janë rritur masat e sigurisë dhe numri i patrullimeve në veri, në mënyrë që të ndikohet pozitivisht në gjendjen e përgjithshme. Gjen. Buhler ka theksuar masat e sigurisë janë rritur në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.

Në anën tjetër, nënkryetari Haziri, ka thënë se problemet kryesore në Mitrovicë janë rrjedhojë e mungesës së sundimit të ligjit. “Në veri veprojnë struktura kriminale, ndërsa qytetarët shqiptarë nuk mund të lëvizin lirshëm, nuk kanë qasje në pronat e tyre dhe kjo shkakton problem”.

Ai potencoi se si pasojë e këtyre rrethanave në jug ka shumë familje të zhvendosura nga veriu që kanë probleme  me strehim dhe çështje sociale. “Ka ende familje që jetojnë nëpër strehimore kolektive, ndërsa banesat apo shtëpitë që i kanë në veri nuk mund t’i shfrytëzojnë. Kjo sigurisht se sjell probleme për të gjithë ne”.

Nënkryetari Haziri ka përshëndetur rritjen e masave të sigurisë nga autoritet përgjegjëse, duke thënë se kjo është edhe konform kërkesave të tyre si drejtues komunalë, por edhe të banorëve që jetojnë në veri. “Familjet shqiptare që jetojnë në Kodrën e Minatorëve ka kohë që janë duke kërkuar një nënstacion policor në atë lagje, meqë mbretëron një pasiguri, pas vrasjes së Hakif Mehmetit dhe incidenteve të shpeshta që janë duke ndodhur atje. Rritja e masave të sigurisë sigurisë se do të mirëpritet nga të gjithë”.

Ai ka kërkuar që të gjithë te jenë të përkushtuar për veriun, meqë gjendja është e brishtë, ndërsa incidentet e shpeshta bëjnë që tensionet të jenë të vazhdueshme.         

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)