17 Maj 2021

Në Kosovë për 8 muaj vdesin katër të burgosur me diagnozë terciare

Prishtinë, 21 prill - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka bërë të ditur se sipas informatave që ka i burgosuri R.S., i lindur në Therandë më 17.10.1970, ka vdekur mbrëmë në ora 22:55 në Klinikën e Neurologjisë së SHSKUK–së për shkak të kancerit malinj në pelvik i cili është shpërndarë në pjesët tjera të trupit.

Në kuadër të mundësive ekzistuese, i burgosuri R.S. që ishte në vuajtje të dënimit nga viti 2016 sipas KMDLNJ-se ishte trajtuar brenda Stacionarit në Burgun e Dubravës për t’u dërguar pastaj në Klinikën e Neurologjisë ku ka qenë i shtrirë e cila tërë kohën ka bashkëpunuar me Kliniken e Onkologjisë për trajtimit e tumorit dhe të metastazave mirëpo për shkak të rritjes së masës së tumorit dhe metastazave të shumta, gjendja shëndetësore i ishte përkeqësuar shumë andaj edhe ka ndërruar jetë.

''Duhet të theksohet se ky rast ishte në mesin e 25 rasteve të ngjashme që, me fillimin e pandemisë ishte dërguar te gjykata dhe institucionet tjera kompetente duke kërkuar lirimin e tyre por se ishte refuzuar në mungesë të aktit përkatës ligjor'', thekson KMDLNJ.

Praktikat e deritashme që, për shkak të diagnozës terciare, sëmundjeve të pashërueshme, të burgosurve t’iu mundësohet ta pezullojnë dënimin e ka një përparësi  që i mundëson të burgosurit të vdesë në shtëpi, pranë familjes dhe ta ulë numrin e të dënuarve që vdesin në burgje e që menjëherë bëhet lajm, pavarësisht kushteve dhe rrethanave të vdekjes.

Në këtë mënyrë i shkaktojnë shumë probleme Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Shërbimit Shëndetësorë të Burgjeve që bëjnë përpjekje, në kuadër të mundësive që i kanë, të trajtojnë raste të tilla.

Qartazi, Shërbimi Shëndetësor i Burgjeve, përkundër vullnetit, nuk ka kapacitete profesionale të mjaftueshme të trajtojë raste me diagnoza terciare kurse trajtimi në Klinikat përkatëse përcillet me shumë pengesa dhe probleme, nga ato logjistikie, deri te ato të sigurisë.

Pikërisht për këtë, KMDLNj ka propozuar që të formohet një Komision i Pavarur Shëndetësor që do të trajtonte këto raste dhe i cili do të dilte me propozime konkrete, jo për pezullim të përkohshëm të dënimit, por për ndërprerje të dënimit.

Nga kjo ndërprerje do të përjashtoheshin kryerësit e veprave skajshmërisht me rrezikshmëri të lartë dhe që paraqesin rrezi për sigurinë e përgjithshme e që do të duhej të saktësohej me Ligjin për Ekzekutim të Sanksioneve Penale.

KMDLNj propozon që të amandamentohet LESP-i në mënyrë që të dënuarit me diagnoza terciare do të liroheshin nga vuajtja e dënimit ose dënimi do t’iu zëvendësohej me një masë tjetër e që më i përshtatshmi do të ishte arresti shtëpiak.

Shteti, përveç ndëshkimit për kryerësit e veprave penale që parashihen me ligjet në fuqi, duhet ta ketë parasysh edhe aspektin humanitar për raste që pashmangshëm përfundojnë me fatalitet për të burgosurit përjashtuar rasteve që u cekën në lartë dhe që, në Ligjin e rishikuar do të saktësoheshin qartë duke krijuar një bazë ligjore, edhe për gjykatësit që i trajtojnë këto raste me propozim të Komisionit Shëndetësor, SHKK apo institucioneve tjera.

Deri sa të kemi paqartësi dhe mungesë të bazës përkatëse ligjore , të burgosurit me diagnoza terciare do të vazhdojnë të vdesin (të tillë janë 20 të burgosur), SHKK -ë dhe SHSHB-ve do të vëhen në situatë të rëndë pa pasur ndonjë përgjegjësi konkrete, familjarët do të dyshojnë se nuk iu është ofruar shërbim i nevojshëm për anëtarë të familjeve që kanë vdekur si të burgosur si dhe dhe do të humbë besimi në këto institucione.

KMDLNj i shprehë ngusëllime familjes së R.S. Të burgosurit që ka vdekur sikur që kërkon nga autoritetet përgjegjëse që të ndërmarrin veprime që të parandalohen këto raste të vdekjeve në burgje përmes ndryshimit të LESP- it dhe krijimit të një baza ligjore që e rregullon këtë çështje e që për KMDLNj–ë është çështje ekskluzivisht humanitare dhe e drejtë njerëzore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 Maj 2021

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizojnë javën e gjashtë Globale e Sigurisë Rrugore. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, para New Born, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehures Dragana Janiçeviç për Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të diskutohet prezantimi i Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të vizitojë Shërbimin e Urgjencës, i cili është furnizuar me dy autoambulanca të reja. (Shërbimi i Urgjencës në Prizren, ora 10:30)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Visar Krasniqi për Keqpërdorimi dhe mashtrimi ne prokurorimin publik. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 11:00)

- Rrjeti i OJQ-ve Avonet mban konferencë për media në të cilën do të prezantoj projektin “Hapësirat e gjelbëra dhe shtatorja e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden”. (Objekti e Galerisë, ish-objekti i TMK-së, rruga “Ramadan Rexhepi” Ferizaj, ora 11:00)  

- Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj organizon aktivitetin 3 ditor “Open Doors”, për të rinjtë e Kosovës dhe më gjerë, të cilët ende nuk kanë bërë zgjedhjen e profesionit të tyre. (Objekti i Universitetit, ora 11:00)

- Organizata Kosovo Center for Peace mban konferencë për medie në lidhje me raportin e Departamentit Amerikan. (Xhamia “Bedri Kamberi” në Prishtinë, ora 11:00)

- Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist do të mbajë protestë kundrejt neglizhimit të sigurisë së vajzave dhe mungesën e politikave të mirëfillta të edukimit, të cilat janë duke e mirëmbajtur patriarkalitetin i cili po rezulton të jetë i dhunshëm për vajzat brenda dhe jashtë institucioneve shkollore. (Pranë Ministrisë së Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ora 12:00)

- BIRN dhe Internews Kosova mbajn konferencë në të cilën do të prezantohet Raporti “Përkëdhelja e korrupsionit” i cili ka në fokus analizimin e politikës ndëshkimore në rastet e korrupsionit të shqiptuara nga gjykatat e Kosovës gjatë vitit 2020 dhe gjithashtu analizimin e përformancës së gjyqësorit në trajtimin rasteve të korrupsionit. (Pallati i Drejtësisë, Objekti A, Salla e Konferencave, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet kërkesa për interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në lidhje me “Uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 13:00)

- Nën organizimin e Drejtorisë së Administratës, do të mbahet dëgjimi publik për “Draft-Rregulloren për Organizimin dhe Bashkëpunimin e Komunës me fshatrat, Vendbanimet dhe Lagjet Urbane në territorin e Komunës së Prizrenit”. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpi të Bardhë, ora 13:00)  

 

- Drejtori I Përgjithshëm mbajn një Konferencë për shtyp. (Drejtoria e Doganës, Prishtinë, ora 18:00)